Insajderi
Botë

Izraeli shpreson që SHBA-të të bllokojnë rezolutën e Palestinës në OKB

Insajderi
22 March 2016 - 19:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë sot se ai shpreson që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të refuzojnë çdo lëvizje drejt një rezolute të Këshilit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila mbështet shtetësinë e Palestinës.

“Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit që i bën presion Izraelit, do ta vështirësonte edhe më tej pozitën e Palestinës, dhe si rrjedhojë do t’i mbyste mundësitë për paqe edhe për shumë vjet të tjera.

Dhe kjo është arsyeja pse unë shpresoj që Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë pozitën e tyre të gjatë për të refuzuar një rezolutë të tillë”, tha ai gjatë një takimi në Washington, përmes lidhjes satelitore.

Netanyahu gjithashtu tha se ai është gati t’i fillojë bisedimet “menjëherë, pa parakushte” për një zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez, por tha se presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, nuk e përkrah një ide të tillë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark