Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Lundrim Beqirit, të dyshuar për vrasje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Lundrim Beqirit, të dyshuar për vrasje

    Insajderi
    01 December 2021 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për të arrestuar një person nga Mitrovica që dyshohet për vrasje të rëndë.

    Policia përmes një njoftimi ka bërë me dije se po kërkon Lundrim Beqirin, i cili dyshohet se kreu vrasjen me datën 30.10.2021, në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.

    “Informacione për personin në kërkim, mund të dërgoni në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Një muaj më parë, një 26 vjeçar ishte therur për vdekje pak pas mesnatës në rrugën “Artim Jashari”, në Mitrovicë.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se deri te vrasja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje.

    Dy të dyshuarit ende ndodhen në arrati, në mesin e tyre edhe Lundrim Beqiri.

    “Reth orës 00:15, të datës 30 tetor 2021, është raportuar se në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë, se një person viktima mashkull kosovar A. M. 26 vjeçar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati”, ka thënë Zahiti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark