Mbesin të plagosur dy persona në Bardhosh, policia jep detajet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mbesin të plagosur dy persona në Bardhosh, policia jep detajet

    Insajderi
    01 December 2021 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme janë dëgjuar gjuajtje me armë zjarri në fshatin Bardhosh të Prishtinës. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri dy persona kanë mbetur të plagosur.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi Policia e Kosovës. Sipas tyre viktimat janë plagosur nga persona të panjohur.

    Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa motivet e plagosjes mbeten akoma të panjohura.

    “Rreth orës15:30 është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur.

    Ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, ka konfirmuar policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark