×
  • Lajme
  • Insajderi

    Niset procedurë ligjore ndaj policit që rrahu të miturin në Kaçanik

    Insajderi
    01 December 2021 - 23:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ndaj një zyrtari policor në Kaçanik ka iniciuar procedurë ligjore. Personi në fjalë dyshohet se ka rrahur një qytetar me aftësi të kufizuara.

    Në njoftimin e policisë thuhet se për këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

    “Vlen të potencohet se bazuar në udhëzimin administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me datë 01.12.2021, zyrtari policor është suspenduar. Ndërsa, hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga IPK-ja,” thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark