Këto janë tri pikat që u dakorduan sindikalistët për t'i dërguar Qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këto janë tri pikat që u dakorduan sindikalistët për t’i dërguar Qeverisë

    Insajderi
    02 December 2021 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka mbajt takim me sindikalistët.

    Në këtë takim u dakorduan që kryetari i BSPK, Atdhe Hykolli të kërkoj takim me kryeministrin albin Kurti dhe t’i diskutoj këto tri pika, shkruan Insajderi.

    Ligjin për Paga i cili u kërkua që të jetë ligj i ri dhe të kenë qasje në të. Për këtë ligj sindikalistët i dhanë afat qeverisë që në fund të muajit shkurt të përpunoj draftin e parë dhe në fund të marsit të dërgohet në Kuvend.

    Po ashtu u kërkau që të diskutohet edhe për Ligjin për sigurime shëndetësore dhe ligji për skemat pensionale për të cilat u kerkua që të kenë disa ndryshime

    Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli tha se do të kenë mbështetjen e tij për arritjen e këtyre qëllimeve.

    “Vazhdon me këmbgulje për kërkesat e drejta të sindikalistëve të Kosovës, i mbështet të gjitha sindikatat e Kosovës për punën dhe veprimtarisë që e bëjnë do ta kenë përkrahjen e BSPK”, tha kryetari Atdhe Hykolli./Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark