"Na duhet një albin për Albin Kurtin" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Na duhet një albin për Albin Kurtin”

    Insajderi
    02 December 2021 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti kosovar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Ilir Ibrahimi, ka deklaruar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kontributin më të madh për reformimin e skenës politike kosovare.

    Megjithatë, Ibrahimi konsideron se duhet të gjendet edhe një ‘albin’ për Albin Kurtin, në mënyrë që të plotësohet reformimi i skenës politike deri në fund.

    Ibrahimi ka shkruar në Facebook se Kosovës i duhet “një albin për Albinin, që reformimi i skenës politike të plotësohet deri në fund”.

    “Na duhet një albin për Albin Kurtin. Albini padyshim ka kontributin më të madh në reformimin e skenës politike kosovare. Tani mbetet që të gjindet një albin për Albinin dhe ky reformin të plotësohet deri në fund”, ka shkruar Ibrahimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark