
Pak para pavarësisë së Kosovës, një biznesmen Italian vendosi që të investonte në Kosovë. Privatizoi, bashkë me një kosovarë, një bodrum vere. Është viti 2021 dhe ai ende nuk e kontrollon kompaninë për të cilën thotë që deri tash ka paguar mbi 8 milionë euro.
Para Kosovës, ai në vitet e 90-ta kishte arritur që të ndërtonte një biznes në Kubën e Fidel Kastros. Një bodrum vere, po ashtu
Në Kosovë ai thotë se dështoi. Thotë se u mashtrua. Thotë se iu vodhën edhe aksionet e kompanisë për të cilën në proces privatizimi pagoi miliona euro. Kosovarin që sipas tij e mashtroi , e quan edhe pjesë e një grupi kriminal, mafioz, që është i lidhur me sistemin e drejtësisë dhe politikën.
InDoks në këtë dokumentar sjell rrëfimin ekskluziv të Gianfranco Fantinel. Dhe, një dosje të madhe të hetuesisë kosovare e siguruar pas shumë muajsh hulumtime.
E diel, 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në Youtube.