​Çitaku: Në ditët tona më të rënda si komb, senatori Dole ishte zëri ynë në SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Çitaku: Në ditët tona më të rënda si komb, senatori Dole ishte zëri ynë në SHBA

    Insajderi
    05 December 2021 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mikut të madh të shqiptarëve Robert Dole.

    Senatori amerikan ndërroi sot jetë në moshë 98-vjeçare, pasi më herët ishte diagnostikuar me kancer.

    “Me dhimbje pranova lajmin se miku ynë i çmuar, senatori Bob Dole ka ndërruar jetë. Në ditët tona më të rënda si komb, senatori Dole ishte zëri ynë në SHBA. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ngushtë të lidhura me kontributin e senatorit Dole. Pusho në paqe senator. Kemi për të kujtuar përjetë”, shkruan Çitaku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark