Tahiri Kurtit pas deklaratës për sindikatat: Stop taktizimit, implementoje Ligjin e Pagave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tahiri Kurtit pas deklaratës për sindikatat: Stop taktizimit, implementoje Ligjin e Pagave

    Insajderi
    05 December 2021 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili në konferencën e sotme për media ka lënë të nënkuptohet se dëshiron ndryshim të udhëheqësve të sindikatave.

    Tahiri, përmes profilit të tij në Facebook, tha se Ligji i Pagave nuk ka të bëjë asgjë me ndërrimin e udhëheqësve të sindikatave, por me rreth 80,000 mijë zyrtar publik të këtij vendi.
    Sipas Tahirit, me deklaratën e fundit, Kurti ka zgjedhur të taktizojë komunikimin virtual me sindikata.

    Në një anë, ai thotë se duhet të ndryshohen përfaqësuesit e sindikatave, ndërsa në anën tjetër, e konfirmon takimin me ta.

    “Kurti preferon presionin para bashkëpunimit, ndërhyrjen para përfshirjes, pushtetin para të tjerëve dhe para partneritetit. Stop, taktizimit, votojeni amandamentin buxhetor me 22 dhjetor 2021′, u shpreh ndër të tjera Tahiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark