Derdh shampanjë mbi orën Rolex - E pëson keq ‘kapo’ i drogës, videon ia sheh Policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Derdh shampanjë mbi orën Rolex – E pëson keq ‘kapo’ i drogës, videon ia sheh Policia

    Insajderi
    05 December 2021 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mansoor Kiani, 28 vjeç u dënua me 15 vite burg, pasi u kap nga policia duke treguar hapur pasurinë e tij të paligjshme duke u bërë xhiro me një Ferrari, si dhe veprimet e tij në klubin e natës në Londër.

    VD-Derdh shampanjë mbi orën Rolex/ E pëson lideri i drogës, zbulohet nga policia

    Një 28-vjeçar është kapur nga Policia pasi ka derdhur shampanjë mbi orën Rolex në një klub nate në Londër. Dailymail shkruan se Mansoor Kiani, një trafikant droge u zbulua nga policia vetëm nga veprimet në klubet e natës dhe xhirot me Ferrari. 28-vjeçari u dënua me 15 vite e gjysëm burg si shpërndarës droge dhe pasuria e tij ishte bërë nga aktivitete të paligjshme. Në seancën gjyqësore u shfaqën dhe video ku Kiani ra në sy tek policia nga xhirot me Ferrari dhe skenat në klubet e natës, si derdhja e shampanjës mbi orën Rolex.

    “Pasuria e pashpjegueshme dhe sendet e shtrenjta të blera me para në dorë janë tregues kyç se dikush mund të jetë i përfshirë në krimin e organizuar. Ju mund të na ndihmoni t’i kapim këta njerëz duke folur dhe raportuar çdo shqetësim,”- tha detektivi Tom Stean.

    Mansoor Kiani nga Luton, u përpoq të fshihte aktivitetet e tij të trafikut të drogës duke përdorur një sistem komunikimi telefonik të koduar të quajtur ‘EncroChat’. Ai u arrestua në vitin 2020 dhe mesazhet në sistemin e koduar ndihmuan policinë të zbulonte bisedat mes tij dhe të tjerëve për shpërndarjen e drogës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark