Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19, në mënyrë që të mbrohen nga ky virus.
Nga kjo ministri kanë thënë se me përhapjen e varianteve Omicron dhe Delta të COVID-19, qytetarët duhet të vazhdojnë të mbajnë maskën, distancën e të pastrojnë duart.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Me përhapjen e varianteve #Omicron & Delta, ne e dimë se çfarë funksionon për të kontrolluar përhapjen e #COVID19 dhe kjo nuk ka ndryshuar:
Vaksinohu
Vendosni maskë
Mbani distancë së paku 1 metër
Pastroni duart
Hapni dritaret, shmanguni vendeve me shumë njerëz, ambientet e mbyllura
Testimi, izolimi dhe masa e karantinës