Gabriel Escobar: Mbështesim dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gabriel Escobar: Mbështesim dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

    Insajderi
    07 December 2021 - 19:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se dialogu është mënyra e vetme për të arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

    “Shpresa jonë për Serbinë është që ajo të ndjekë rrugën e saj evropiane. Të mbyllë kapitujt për të ecur drejt anëtarësimit në BE. Të zgjidhim dallimet me Kosovën përmes dialogut dhe të vendosim marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët e saj”, tha Escobar për televizionin N1 të Sarajevës.

    I pyetur se cila është, sipas tij, zgjidhja më e mirë për procesin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se është dialogu.

    “Dialogu është një mekanizëm përmes të cilit ata duhet të diskutojnë rreth dallimeve. Ajo udhëhiqet nga BE-ja dhe është pengesa më e madhe (për të dyja vendet) në rrugën drejt BE-së. Ne nuk jemi pjesë e dialogut, por e mbështesim plotësisht. Ne gjithashtu mbështesim zbatimin e marrëveshjeve të arritura, por edhe qasjen e përshpejtuar drejt një marrëveshjeje përfundimtare”, tha Escobar.

    Ai ka folur gjithashtu edhe rreth situatës në Bosnje-Hercegovinë, gjegjësisht në Republikën Serbe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark