Insajderi
Insajderi

Policia në aksion: Arreston gjashtë persona të kërkuar nga Gjykatat

Insajderi
09 December 2021 - 10:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia në aksion: Arreston gjashtë persona të kërkuar nga Gjykatat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka kapur gjashtë të dyshuar për vepra të ndryshme penale që ishin në kërkim, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndër ta është kapur edhe një serb në Jarinjë i cili ishte në kërkim për krime të luftës kundër popullatës civile në Kosovë.

Më poshtë i keni të gjitha arrestimet nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës:

KRIME LUFTE/ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

PKK Jarinje. Me datë  08.12.2021 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb shtetas i Serbisë me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

·         Rr. Tirana, Prizren 08.12.2021 – 11:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit

·         Rr. Dragomani, Prizren 08.12.2021 – 11:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit

·         Fsh. Billush, Prizren 08.12.2021 – 16:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Hani i Elezit 08.12.2021 – 09:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Fsh. Drobesh, Viti 08.12.2021 – 12:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark