Jo vetëm Sali Berisha edhe Ilir Meta e Edi Rama do të shpallën "non-grata" - ja kush e thotë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jo vetëm Sali Berisha edhe Ilir Meta e Edi Rama do të shpallën “non-grata” – ja kush e thotë

    Insajderi
    13 December 2021 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas kryedemokratit Lulzim Basha, pas Sali Berishës, radhën për t’u shpallur non grata nga SHBA e kanë Ilir Meta dhe Edi Rama.

    Gjatë një konference me gazetarët, Basha deklaroi se edhe dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës do kenë fatin e tij duke theksuar se ata konkurrencën e kanë me njëri tjetrin.

    Lexo Edhe:
    “Më 18 Dhjetor demokratët bashkohen. Me Sali Berishën po konkurrojnë me sukses dy brinjët e tjera të trekëndëshit e Bermudës për t’u shpallur non grata. Mesa di unë, edhe dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës do të kene fatin e tij. Mbani mend ato billboardet me Sali Berishën dhe Ilir Metën? Sepse këta mbajnë njëri tjetrin.
    Konkurrencën e kanë me njëri tjetrin. Ndoshta do ishte dikush tjetër përpara non grata. Jam i bindur që koha do jetë ilaçi më i mirë për dy brinjët e tjera. Deri tani në pole position non grata është Berisha. Ky është fillimi dhe jo fundi”, tha Basha. m.v/Abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark