Kur pritet të rregullohet furnizimi me ngrohje, nga Termokosi flasin për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kur pritet të rregullohet furnizimi me ngrohje, nga Termokosi flasin për Insajderin

    Insajderi
    15 December 2021 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Termokos” ka ndërpre furnizimin me ngrohje për konsumatorët e saj. Kjo ndërmarrje ka njoftuar se ndërprerja me ngrohje është bërë për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.

    Zëdhënësja për media nga Termokos, Aferdita Uka në një prononcim për Gazetën Insajderi, tha se janë duke pritur nga KEK-u se kur do të lëshohet prap furnizimi.

     “Ende nuk e dimë se kur mund të kthehen. Edhe ne jemi duke pritur nga KEK-u të na lajmërojnë dhe pasdite do të dalim me një sqarim”, tha Aferdita Uka.

    Aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark