Aksioni në Karaçevë, ministri i Brendshëm zbardhë detajet e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksioni në Karaçevë, ministri i Brendshëm zbardhë detajet e fundit

    Insajderi
    15 December 2021 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të dyshuar për zhvillimin e kanzioneve ilegale në Karaçevë të Kamenicës.

    Madje i njëjti institucion ka urdhëruar edhe rrëzimin e këtyre kazinove, shkruan Gazeta Insajderi.  

    Për aksionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm ka folur edhe ministri i Brëndshëm, Xhelal Sveçla.

    “Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaçevë”.

    “Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, ka thënë tutje Sveçla, shkruan Gazeta Insajderi.

    May be an image of outdoors
    May be an image of 1 person and outdoors

    Aksioni i sotëm është zhvilluar vetëm pak ditë pasi emisioni InDoks, prodhim i Gazetë Insajderi, ka raportuar mbi kazinotë ilegale të ndërtuara në Karaçevë, edhe pas rrëzimit të tyre vitin e kaluar.

    Më shumë rreth rastit:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark