Merret vendimi anti-Berisha: Përjashtohen nga partia e PD-së personat e shpallur ‘non grata’ nga SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Merret vendimi anti-Berisha: Përjashtohen nga partia e PD-së personat e shpallur ‘non grata’ nga SHBA

    Insajderi
    18 December 2021 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi Kombëtar i PD-së ka miratuar sot vendimin anti-Berisha, për përjashtimin nga të gjitha funksionet drejtuese në parti për personat e shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

    “Me propozim të Kryesisë, në mbledhjen e djeshme, pas një debati të gjerë brenda kryesisë. i propozohet Kuvendit Kombëtar që në funksion të të ardhmes të PD e Shqipërisë, vendos shpallja ‘non ngrata’ nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD”, tha kryetari i Komisionit për drejtimin e punimeve të Kuvendit të PD, Jemin Gjana.

    Ky propozim i Kryesisë u miratua sot në mënyrë unanime nga delegatët e PD.

    Po ashtu u miratua edhe vendimi për të ratifikuar rezolutën e Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetorit 2021, qe ka të bëjë me përjashtimin e nënkryetarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark