
Granit Tolaj, vëllai i vikimtës Ilir Tolaj ka rrëfyer se si ka ndodhur rasti tragjik, ku si pasojë e një lisi, ka vdekur vëllai i tij.
“U kan tu e pre ni dru, edhe ku u pre druni i ka ra ni dru tjetër prej lartësisë në kry, unë jam kan afër tij, druni i ka ra në pjesën e majtë të kokës, unë kesh afër tij nja pesë metra, e i shtina drutë në borë, po su përgjigjike, mu mbushën durt gjak, su përgjigjke, ni shok i jemi e thirri vëllain tjetër, e më pas e lajmëruam edhe emergjencën”, u shpreh vëllai i viktimës.
Ai për Klan Kosova ka thënë se vëllai i tij ka qenë duke punuar, ndërsa vetëm atë ditë ka marr pushim që t’i ndihmojë atij në punët në mal.
“Ai u kanë me punë gjatë gjithë viti, pram e ka marr pushim më tha po vi me ty po të ndihmojë pak”, ka shtuar Graniti, vëllai i Ilir Tolajt.