Pamje nga aksioni i Policisë në Shterpcë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga aksioni i Policisë në Shterpcë

    Insajderi
    21 December 2021 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës përkatësisht njësia e Krimeve Ekonomikë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, kanë zhvilluar një aksion të gjerë kundër korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.

    Këtë e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

    “Aksioni është në fazën e parë të zhvillimit dhe ka të bëjë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pra ryshfet. Deri tani nuk ka të arrestuar pasi jemi në fazën e parë. Por, bastisjet janë duke vazhduar, deri tani janë bastisur tetë lokacione”, deklaroi Jashari për Klanin përcjell Insajderi.

    Pas aksionit të arrestuar kanë mbetur dhjetë persona, në mesin e tyre edhe ish-kryetari i komunës e zyrtarë të tjerë, shkruan Insajderi.

    “Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronar të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

    Më poshtë gjeni pamje nga aksioni i Policisë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark