Eskalimet e Ganimete Musliut - Dikur e kishte cak Liburn Aliun, sot viktimë e saj ishte Faton Peci - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Eskalimet e Ganimete Musliut – Dikur e kishte cak Liburn Aliun, sot viktimë e saj ishte Faton Peci

    Insajderi
    21 December 2021 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është përplasur keq me ministrin e Bujqësisë Faton Peci, gjatë mbledhjes së komisionit në të cilën po raportonte Peci.

    Musliu e ka quajtur rrugaç, derisa e paralajmëroi se do “shihen në gjykatë”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Jo gjithçka përfundoi me këtë pralajmërim, Musliu eskaloi deri po largohej nga mbledhja ku e ka gjuajtur me gotë me ujë ministrin Peci.

    Ky nuk është rasti i parë që deputetja Ganimete Musliu ka eskaluar në kuvend, shkruan Insajderi.

    Ajo në qershor të vitit 2013 për pak sa nuk e kishte gjuajtur me këpucë Liburn Aliun që në atë kohë ishte deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Gjatë seancës, derisa po fliste me koleget e saj të partisë, kapi një gotë me të cilën “synim” kishte sulmin ndaj Aliut që në ato çaste ishte në foltore.

    Por, Musliu për një çast ndërroj mendje duke e lëshuar gotën dhe duke e kapur këpucën e saj e duke “elaboruar” një gjuajtje drejtë tij.

    Ndërkohë, kur i kujtohet se kamerat mund ta kenë xhiruar, ulet duke qeshur. /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark