“Qytetarët i dinë aferat e Armend Mujës, ryshfetin 20 mijë eurosh” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Qytetarët i dinë aferat e Armend Mujës, ryshfetin 20 mijë eurosh”

    Insajderi
    21 December 2021 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i kryesisë së PDK-së në Mitrovicë, Fisnik Suma i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja për disa porjetke për Mitrovicën, që ky i fundit ka tëntuar t’i përvetësoj, e sipas Sumës janë ato projekte janë përfunduar në kohën sa ka qenë Partia Demokratike në pushtet, shkruan Gazeta Insajderi.

    Suma e ka ftuar Mujën që ta vizitoj më shpesh qytetin e Mitrovicës, sepse sipas tij qytetarët e këtij qyteti e dinë kush i ka përfunduar projektet kurse për Armend Mujën, Suma thotë që qytetarët e Kosovës ia mbajnë mend aferat e ryshfetet në vlerë prej 20 mijë eurosh.

    Postimi i plotë i Fisnik Sumës:

    Armend Muja krenohet me projektet që janë përfunduar nga qeverisja e PDK, duke tentuar t’i përvetësoj ato. Projektet qe i paska përmendur ai, janë të përfunduara prej kohësh.

    Kështu që, e rekomandoj që ai t’a vizitoj më shpesh Mitrovicën. Qytetarët e Mitrovicës e dijnë se kush i ka përfunduar projektet në qytetin e tyre, kurse qytetarët e Kosovës i njohin aferat e Armend Mujes sa ishte pjesë e Agjencisë Kosovare të Akreditimit, konkretisht ryshfetin e tij në vlerë 20,000€ për akreditimin e një programi.

    Po ashtu edhe Asambleisti i PDK-së në Mitrovicë, Valon Brahimi e ka quajtur mashtrues deputetin e VV-së, që vjen nga Mitrovica, Armend Mujën.

    Ai ka kritikuar Mujën ku sipas tij ka tentuar t’i mashtroj qytetarët me shifra për ndarjen buxhetore për komunën e Mitrovicës.

    “Ky është deputeti mashtrues i VV-së që mori vota nga Mitrovica edhe pse jetonte në Prishtinë”, thotë ai.

    Postimi i plotë i Valon Brahimit:

    Armend Muja, ashtu edhe për nga natyra është fytyrë mashtruese, prandaj duke vendosur parashtesën ”milion”  shifrave që pasqyrojnë ndarjet buxhetore për komunën e Mitrovicës prej disa qindra mijëra euro synon të krijoj tek qytetarët percepcionin se kinse bëhet fjalë për miliona euro çka nuk është e vërtetë. Por kjo nuk i dhezë mashtruesit sepse qytetarët e Mitrovicës e kanë atë aftësi dhe shkallë të emancipimit sa t’i kuptojnë qartë shifrat numerike dhe tendencat e Armend Mujës për t’i mashtruar. Me 17 Tetor i’a kanë dëshmuar këtë.

    Përshembull:

    -Fondit për rindërtim të shtëpive në Mitrovicën V prej 200 mijë euro i referohet si (0.2 milion euro),

    – Ndërtimit të rrugës Bare-Selac 300 mijë euro i referohet si  (0.3 milion euro)

    – Ndërtimt të rrugës Melenicë-Zabërgjë prej 330 mijë euro i referohet si  (0.33 milion euro),

    – Ndërtimt të rrugës Maxherë-Dedi-Bistricë prej 250 mijë euro i referohet si (0.25 million euro)

    – Vazhdimt të rrugës Kovaqicë  prej 100 mijë euro i referohet si (0.1 milion euro).

    – Rivitalizimit të Qytetit të Vjetër të Trepçes prej 150 mijë euro i referohet si  (0.15 milion euro)

    – Ruajtjes dhe konzervimit të Xhamisë së Mazhiqit prej 65 mijë euro i referohet si  (0.065 milion euro)

    – Ndërtimit të Çerdhes në Lagjen Ilirida prej 150 mijë euro inreferohet si  (0.15 milion euro)

    – Ndërtimit të Shkollave Fillore Gushavc dhe Broboniq  projekte pothuajse të përfunduara në shifren prej 370 mijë euro i referohet si (0.37 milion euro)

    – Restaurimit të Shtëpisë së Xhafer Deva prej 100 mijë euro inreferohet si  (0.1 milion euro)

    – Restaurimit të Hamamit të Qytetit në vlerë prej 30 mijë euroni referohet si (0.03 milion euro)

    – Kullës së Isa Boletinit në vlerë prej 70 mijë euro i  referohet si  (0.07 milion euro)

    – Ndërtimit të Objektit të Prokurorisē prej 340 mijë euro i referohet si (0.34 milion euro) etj.

    Ky është deputeti mashtrues i VV-së që mori vota nga Mitrovica edhe pse jetonte në Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark