Insajderi
Lajme

Arrestohen tre persona nën dyshimin për prostitucion në rrugën Muharrem Fejza

Insajderi
22 December 2021 - 10:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen tre persona nën dyshimin për prostitucion në rrugën Muharrem Fejza
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona nën dyshimin se janë përfshirë në prostitucion.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:35 në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.

“Janë arrestuar tre persona (një i gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore), të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprat penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion” “Ofrim i lokaleve për prostitucion” “Bashkëkryerje”, njoftoj policia

Policia në atë lokal ka konfiskuar pajisje elektronike, ndërsa personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë

“Njësitet kompetente kanë vazhduar realizimin e detyrave ku kanë kontrolluar lokalin i cili gjendej në  Rr. Muharrem Fejza në Prishtinë dhe si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër (4) telefona mobil.

Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit iu është caktuar masa e ndalimi për 48 orë”, thuhet në komunikatën e policisë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark