Kaq miliona do t’i kushtojnë Kosovës të burgosurit që do të vijnë nga Danimarka - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaq miliona do t’i kushtojnë Kosovës të burgosurit që do të vijnë nga Danimarka

    Insajderi
    22 December 2021 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka raportuar sot para Komisionit për Legjislacion ku ka thënë se të burgosurit që do të vijnë nga Danimarka në burgun e Gjilanit nuk do të jenë shtetas danezë por shtetas të vendeve të treta.

    Ajo ka treguar se shpënizmet 5 milionë euro do të jenë shpenzimet vjetore për 300 të burgosurit që do të vijnë nga Danimarka në .

    Haxhiu tha se drejtori i burgut do të jetë danez ndërakq oficerët korrektues do të jenë shtetas të Kosovës.

    “Sipas analizave diku 5 milionë  euro është kostoja jonë vjetore për të burgosurit, drejtori do të jetë danez, stafi menaxhues do të jenë danezë ndërkaq gardianët do të jenë nga Kosova”, tha ajo.

    Haxhiu po ashtu tha se në draft-marrëveshjen me Danimarkën mund të refuzojnë ndonjë të burgosur që është i dënuar për vepra të ndjeshme siç është ajo për pedofili.

    “Nëse e shohim se një i burgosur ka vepër për pedofili ose vepër tjetër më të ndjeshme ne mund ta refuzojmë”, u shpreh ajo.

    Kurse Mbretëria e Danimarkës do të paguajë 15 milionë euro çdo vit në një periudhë pesë vjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për pesë vjet të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark