Reagon rrjeti i pajtimit pasi që Serbia merr në pyetje Adriatik Kelmendin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon rrjeti i pajtimit pasi që Serbia merr në pyetje Adriatik Kelmendin

    Insajderi
    22 December 2021 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjeti i pajtimit KOMRA ka reaguar pasi Shërbimi Sekret serb (BIA) ka marrë në pyetje gazetarin Adriatik Kelmendi i cili ishte pjesëmarrës në Forumin e XIV-të për drejtësinë tranzicionale në vendet post-jugosllave në Beograd.

    KOMRA ka bërë thirrje BIA-s serbe që të të ndërpresë veprimet e bisedave informative për avokuesit e pajtimit rajonal.

    ”Disa vite pa ndërprerë secilën herë nëpër kalime kufitare, aeroporte ose në arritjen në Beograd, inspektorët e BIA-s zhvillojnë biseda informative me gazetarin Adriatik Kelmendi, avokuesin publik të pajtimit rajonal, drejtorin e televizionit Klan Kosova, me seli në Prishtinë, duke e pyetur për arsyet e ardhjes dhe qëndrimet e tij politike”, thuhet në reagimin e KOMRA-s.

    Po ashtu në reagim thuhet se me sjellje të këtilla BIA po e dëshmon se janë të çoroditur.

    “Me sjelljet e këtilla, BIA vërteton se është fjala për një institucion plotësisht të çoroditur, gjysmë privat, in cili vazhdon të sillet ndaj qytetrarëve të Kosovës me dyshime dhe poshtërim”, thuhet në reagim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark