Reagon edhe Këshilltari i Osmanit pasi që Serbia merr në pyetje Adriatik Kelmendin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon edhe Këshilltari i Osmanit pasi që Serbia merr në pyetje Adriatik Kelmendin

    Insajderi
    22 December 2021 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pasi BIA serbe e mori në pyetje gazetarin Adriatik Kelmendi në Beograd.

    Ai ka shkruar se marja në pyetje e Kelmendit nga BIA është shembull se si regjimi i Vuçiqit cenon lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës,

    “Intimidimi i Agjencisë së Sigurisë së Inteligjencës së Serbisë ndaj gazetarit të Kosovës, Adriatik Kelmendi është shembull se si regjimi i Vuçiqit cenon lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Qartësisht, diskriminimi dhe masat arbitrare janë fytyra e vërtetë e fasadës së quajtur “Open Balkan”, ka shkruar Vela.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark