“Unë e zgjedh SHIK-un, para UDB-së e ti zgjodhe UDB” -përplasen Molliqaj me Sadri Ramabajën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Unë e zgjedh SHIK-un, para UDB-së e ti zgjodhe UDB” -përplasen Molliqaj me Sadri Ramabajën

    Insajderi
    23 December 2021 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe analisti politik Sadri Ramabaja patën debat të ashpër e me akuza të ndryshme ndaj njëri-tjetrit në emisionin Pressing të T7.

    Derisa Ramabaja po i thoshte Molliqajt se është avokat i deputetit Xhavit Haliti, kreu i PSD-së filloi ta quajë Ramabajën të afërm me jugonostalgjinë.

    “… unë të kuptoj tash pse ti je në VV, sepse je avokat i Xhavit Halitit…”, thoshte Ramabaja.

    “Unë të kuptoj ty, pse je atje. Sepse atje është jugonsotalgjia, sepse atje…”, tha Molliqaj.

    Debati u ashpërsua në momentin që Ramabaja i tha Molliqajt se kjo është gjuhë e SHIK’ut.

    “Kjo është gjuhë e krerëve të SHIK-ut”, vazhdoi Ramabaja.

    E në mes të SHIK-ut dhe UDB-së, Molliqaj tha se e zgjedhi SHIK-un. Ndërkohë që që sipas tij, Ramabaja e ka zgjedhur UDB-në.

    “Krerëve të SHIK-ut? Por, në mes të SHIK-ut dhe UDB-së, gjithmonë do ta zgjedh SHIK-un. Ti e ke zgjedh UDB-në”, ia ktheu Molliqaj.

    “E banalizove”, u tërhoq Ramabaja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark