Zenun Elezaj e bënë drejtor njeriun që para pesë muajve u arrestua për korrupsion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zenun Elezaj e bënë drejtor njeriun që para pesë muajve u arrestua për korrupsion

    Insajderi
    23 December 2021 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I arrestuar para pesë muajve si i dyshuar për korrupsion e keqpërdorim të pozitës zyrtare në komunën e Klinës, Lorenc Marleku të mërkurën është emëruar drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shkruan Gazeta Insjaderi.

    Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka emëruar njeriun që muaj më parë, pas një bastisje në komunën e Klinës u kap nga Policia e Kosovës për ndërtime të jashtëligjshme në këtë komunë.

    Pëmes një operacioni nga Njësitit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Komunën e Klinës u arrestua , në atë kohë si drejtori i Urbanizmit, Lorenc Marleku dhe Ali Gashi, zyrtar në kuadër të kësaj drejtorie.

    Pas dy ditësh në mbajtje, ata u liruan në arrest shtëpiak.

    Ndërsa tani, kryetari i ri i Klinës ka thënë se Lorenci ka përvojë të gjatë në menaxhim duke ia besuar dëtyren e të parit të bujqësisë.

    “Lorenci ka përvojë të gjatë në menaxhim. Ai ka qenë edhe anëtar i kuvendit të komunës për një mandat dhe drejtor i Urbanizmit në mandatin e kaluar. Lorenci nga sot do ta udhëheqë Drejtorinë e Bujqësisë dhe do ta ketë përkrahjen time të plotë në realizimin e projekte të nevojshme për fermerët”, ka shkruar Elezaj në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark