Populli në pritje të ekspertit gjerman, KEK-u nuk e jep lajmin e gëzueshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Populli në pritje të ekspertit gjerman, KEK-u nuk e jep lajmin e gëzueshëm

    Insajderi
    26 December 2021 - 17:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ardhja e ekspertit gjerman në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), është paralajmëruar të ndodh sot. Eksperti gjerman, sipas kryeministrit Albin Kurti do të sanojë problemin e bllokut B2.

    Kurti e cilësoi ardhjen e tij si shumë të rëndësishme për vendin, por ende nuk kemi asnjë informatë lidhur me te.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar zëdhënësin për media të KEK-ut Skender Bucolli i cili thotë se ende s’ka ndonje informatë.

    “Duke ju referuar pyetjes tuaj rreth njësise prodhuese B-2. Korporata Energjetike e Kosovës ju siguron se do ju njoftoj me kohë për të gjitha zhvillimet”, thuhet në përgjigje.

    Para pak ditësh drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se eksperti gjerman pritet të vijë të dielën në Kosovë për ta rregulluar turbinën që ndodhet jashtë operimit.

    “Kosova B2 vazhdon të jetë jashtë funksionit shkaku i prishjes nga data 14 dhjetor dhe jemi në proces që ta kthejmë sa më shpejt në operim mirëpo prishja në turbinë është e natyrës më serioze. Jemi në kontakt me kompaninë që e prodhon turbinën dhe presim që ta dërgojnë ekspertin e tyre dhe të dielën ai ekspert të jetë në KEK dhe do të fillojmë me inspektimin e situatës dhe ta shohim sa është gjendja e dëmtimeve dhe ajo do ta tregojë edhe kohën e për kthimin e njësisë në punë.Ekziston një vlerësim preliminar që ne presim që diku kah data 20 janar B2 të kthehet në operim”, ka thënë Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark