Nga erdhën rastet e para me variantin Omicron në Kosovë, flasin nga MSH - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nga erdhën rastet e para me variantin Omicron në Kosovë, flasin nga MSH

    Insajderi
    26 December 2021 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar nëntë raste pozitive me variantin Omicron në Kosovë. Përmes një komunikate, MSH-ja ka njoftuar edhe për vendet nga janë importuar rastet e para pozitive me këtë variant.

    Sipas njoftimit, dy raste janë të importuara nga SHBA-ja, dy nga Londra, një rast nga Franca

    Ndërsa, katër raste që janë detektuar në Mitrovicë mohojnë historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për respektim të masave dhe vaksinim.

    Komunikata e plotë:

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se, sot, më 26 dhjetor 2021, në laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare, Departamenti i Mikrobiologjisë të IKShPK, janë testuar 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021.

    Nga këto mostra, nëntë (9) prej tyre kanë rezultuar pozitive në prani të variantit Omicron (B.1.1.529). Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se nga këto raste:

     · 2 raste janë të importuara nga SHBA-të,

     · 2 raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar,

     · 1 rast është i importuar nga Franca; dhe

     · 4 raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës,  të cilët mohojnë historine e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.

    Testimi është kryer me RT PCR dhe kit-e shtesë të pranuar përmes OBSh-së. 

    Pas paraqitjes së variantit Omicron (B.1.1.529) në botë, Evropë, rajon e tashmë edhe në Kosovë, parashikohet që të rëndoj situatën epidemiologjike. Ky variant, në bazë të të dhënave të deritanishme nga bota, ka një përhapje edhe më të shpejtë se varianti Delta Plus. 

    MSh dhe IKSHPK u bëjnë thirrje qytetarëve që ti zbatojnë me përpikëmëri masat në fuqi dhe që të vaksinohen dhe ti inkurajonë tjerët për vaksinim. Kosova disponon me vaksina të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark