
Kompania e shërbimit të furnizimit më ujë KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe ka angazhuar ekipe në terren në Junik dhe Deçan.
Kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka bërë të ditur se Komuna e Junikut ka rritur nivelin e gatishmërisë për t’u ballafaquar me të gjitha situatat e mundshme.
Po ashtu ai iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Junikut që të kenë kujdes të shtuar për t’u ballafaquar me vërshumet eventuale.
Sipas institutit, arsyeja e rritjes së këtyre masave është pas paralajmërimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës se për shkak të reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në regjionin e Dukagjinit gjatë ditëve të fundit mund të priten vërshime të shpejta në disa zona të Gjakovës, Junikut dhe Deçanit.
“Kryeshedi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ing. Agron Tigani, ka nxjerrë vendim të rritjes së shkallës së gatishmërisë dhe vetkontrollit në komunat respekive dhe të njejtin vendim ua ka komunikuar edhe shefave të njësive përkatëse të KRU ‘Hidrodrini’ në Deçan dhe Junik”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini”.Sipas kompanisë, ekipet e terrenit kanë marrë masat e para dhe janë duke u koordinuar për të bashkëpunuar me autoritetet komunale.“Në secilin rast që konsumatorët e shohin të nevojshme asisitencën në ndonjë shërbim apo koordinimin, luten ti drejrohen Njësive përkatëse në konunat e tyre”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë i Ruzhdi Shehut:
Të dashur junikas,
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për mundësinë që nga sot me datë 26 dhjetor 2021 të ketë vërshime në Junik, Deçan dhe Gjakovë.
Bazuar në këtë njoftim, Komuna e Junikut ka rritur nivelin e gatishmërisë për t’u ballafaquar me të gjitha situatat e mundshme.
Po ashtu, bëjmë thirrje edhe për të gjitha familjet e Junikut që të kenë kujdes të shtuar dhe të ndëmarrin veprimet e mundshme për t’u ballafaquar me vërshime eventuale në Komunën e Junikut.
Bashkangjitur me këtë postim gjeni edhe njoftimin nga IHK: https://ëëë.facebook.com/ihmk.rks/posts/6789523131089488
R.Sh