
Një veturë është vjedhur në lagjen Marigona Residence, në Çagllavicë.
Lajmin për vjedhje u bë i ditur përmes faqes “Marakli t’kerreve”, sipas burimeve të Insajderit, shumë pak orë mbas publikimit, njëri nga antarët e grupit ka intervenuar në gjetjen e veturës duke i dërguar numrin e veturës fabrikës së BMW-së në Gjermani.
Ata kanë lokalizur veturën dhe nga atje i kanë dërguar lokacionin pronarit të veturës, e cila gjendej në Skenderaj.
Insajderi sjell pamje të veturës:
Vlen të përmendet se para një dite Gazeta Insajderi ka raportuar për një vjedhje të një veture në Çagllavicë, për të cilën pronari i veturës ende nuk ka arritur ta gjej./BesartaKalaja/ Insajderi.org