Kandidatëve të rinj në FSK u testohet intelegjenca - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidatëve të rinj në FSK u testohet intelegjenca

    Insajderi
    27 December 2021 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se pas testimit fizik, në pesë kazermat e FSK-së është organizuar testi i Inteligjencës dhe Njohurive të Përgjithshme për kandidatët e konkursit për ushtarët e rinj të FSK-së.

    Mehaj tha se në këtë test do të kalojnë vetëm më të mirët.

    “Të gjithë kandidatëve ju uroj suksese dhe ju garantojmë se do të kalojnë vetëm më të mirët nga më të mirët. Transparenca si dhe parimi i meritokracisë dhe mundësisë së barabartë, është moto e qeverisjes sonë”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

    Kujtojmë se Ministria e Mbrojtjes më 21 tetor të këtij viti ka shpallur konkurs për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark