Insajderi
Insajderi

Skandaloze: KEK-ut i duket lajm që kryeshefi ka vizituar vendin e tij të punës

Insajderi
27 December 2021 - 21:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Skandaloze: KEK-ut i duket lajm që kryeshefi ka vizituar vendin e tij të punës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndonëse krejt populli i Kosovës është në pritje të një lajmi të mirë për rregullimin e Termocentralit Kosova B, KEK-u bën një lajm skandaloz. Publikon se në vendin ku po punohet për të rregulluar problemin që po shkakton krizën me energji elektrike ka shkuar për vizitë kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës.

Është skandaloze për qytetarin të dëgjoj se kryeshefi ka vizituar vendin e tij të punës duke pas parasysh se Nagip Kasniqi ish deshtë me qenë në vendin e punës vazhdimisht.

Në faqen zyrtare të KEK-ut në facebook publikohet njoftimi se Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, z. Nagip Krasniqi ka vizituar TC Kosova B dhe është njohur nga afër lidhur me punimet në njësinë prodhuese të bllokut B-2.

Video nga vizita e tij në KEK:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark