Abdixhiku i kërkon Kurtit ta kthej diplomën e inxhinierit në universitet nëse nuk e din se rryma rezervohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Abdixhiku i kërkon Kurtit ta kthej diplomën e inxhinierit në universitet nëse nuk e din se rryma rezervohet

    Insajderi
    28 December 2021 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës rreth krizës energjetike.

    Kriza në Kosovë është më e dalluar, sipas Abdixhikut, pasi jemi bërë edhe lajm botëror, ngaqë nuk ka pasur angazhim të Qeverisë.

    Ai thotë se qeveritë janë marrë me urgjencë me momentin e pasjes krizë, në korrik të vitit 2021.

    “Ata kanë filluar të merren me lehtësim, me çmim të furnizimit dhe përballjen me mungesë të energjisë elektrike. Ata kanë vepruar shpejt dhe kanë bërë zgjidhje. Të gjitha këto shtete i furnizojnë qytetarët e saj. Si Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria kanë shpallur gjendjen emergjente në tetor të këtij viti. Aq seriozisht janë marrë me krizë, sa ka blerë njëra prej tyre thëngjill nga Kosova”, ka thënë Abdixhiku.

    Ai më tej thënë se Kurti, edhe pse inxhinier, ka zgjedhur popullizimin.

    “Kryeministri na thotë se rryma s’blihet se nuk rezervohet në frigorifer. Dhe të gjithë janë fajtorë, përveç tij. Edhe pse inxhinier, ka zgjedhur popullizmin. Nëse nuk e di si inxhinier që rryma rezervohet duke e blerë më herët, atëherë ta kthejë diplomën”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark