
Brenda vitit 2021, në Inspektoratin Policorë të Kosovës ka pas një rritje të numrit të ankesave ndaj zyrtarëve policorë, shkruan Gazeta Insajderi.
Për një vit janë ankuar mbi 2 mijë qytetarë në IPK, tregon kryeshefi Kushtrim Hodaj.
Në një intervistë për Gazetën Insajderi, Hodaj thotë se është rritur edhe besueshmëria ndaj IPK me rritjen e numrit të ankesave ku ka pas një rritje prej 30 për qind.
E nga këto ankesa janë arrestuar 34 policë e suspenduar 84.
Kryeshefi Kushtrim Hodaj në një intervistë për Gazetën Insajderi ka shpalosur raportin vjetor ende të papërfunduar por që nga statistikat deri tashme del të ketë rritje të vetëdijesimit të popullit për të raportuar raste në Inspektoratin Policore ku sipas tij vetëm brenda këtij viti kanë pasur rritej 30 për qind të ankesave.
“Gjatë vitit 2021 ka pas një aktivitet të shtuar. Ka një numër në rritje të ankesave në vazhdimësi. Ka pas rritje rreth 30 për qind më shumë se vitin 2020, është një rritje relativisht e lartë”, ka thënë Hodaj.
Ankesat më të shpeshta që janë adresuar në IPK kanë qenë lidhur me policët që kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, për kanosje e dhunë në familje.
“ ankesat lidhen kryesisht me të gjitha shkeljet e mundshme, keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “tejkalimi i autorizimeve”, “ përdorimi i forcës gjatë arrestimit” “ lëndime trupore” kanosje”” “dhunë në familje”. Në bazë të ankesave që kemi pranuar, kemi rekomandu suspendimin e 84 zyrtarëve policorë si dhe kemi arrestuar 34 zyrtarë”, ka thënë ai.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë: