
Kryeshefi i Inspektoratit Policorë të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka folur ekskluzivisht për Gazetën Insajderi lidhur më punën një vjeçare të IPK-së, raportet e publikuara, inspektimet, suspendimet e zyrtarët policorë të arrestuar.
Përgjatë vitit 2021, IPK-ja ka pranuar rreth 2 mijë ankesa nga të cilat ka arrestuar 34 policë e suspenduar 84.
Kryeshefi Kushtrim Hodaj në një intervistë për Gazetën Insajderi ka shpalosur raportin vjetor ende të papërfunduar por që nga statistikat deri tashme del të ketë rritje të vetëdijesimit të popullit për të raportuar raste në Inspektoratin Policore ku sipas tij vetëm brenda këtij viti kanë pasur rritje 30 për qind të ankesave.
“Gjatë vitit 2021 ka pas një aktivitet të shtuar. Ka një numër në rritje të ankesave në vazhdimësi. Ka pas rritje rreth 30 për qind më shumë se vitin 2020, është një rritje relativisht e lartë”, ka thënë Hodaj.
Ankesat më të shpeshta që janë adresuar në IPK kanë qenë lidhur me policët që kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, për kanosje e dhunë në familje.
“ ankesat lidhen kryesisht me të gjitha shkeljet e mundshme, keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “tejkalimi i autorizimeve”, “ përdorimi i forcës gjatë arrestimit” “ lëndime trupore” kanosje”” “dhunë në familje”. Në bazë të ankesave që kemi pranuar, kemi rekomandu suspendimin e 84 zyrtarëve policorë si dhe kemi arrestuar 34 zyrtarë”, ka thënë ai.
E lidhur me stafin e IPK-së, Hodaj thotë se nuk është i mjaftueshëm për numrin e policëve që janë në Kosovë.
“jemi rreth 95 zyrtarë punonjës bashke me administratën. Konsiderojmë se është numër i vogël karshi numrit të policëve dhe aktiviteteve të zyrtarëve policorë. Po presim rritje të numrit”.
Më tej në intervistë, Hodaj ka folur edhe për dy raporte që janë publikuar nga IPK. Lidhur me raportin për besueshmërinë e qytetarëve ndaj policisë së Kosovës, Hodaj thotë se mbi 50 për qind e qytetarëve mendojnë se policët janë të korruptuar.
“Mbi 50 për qind e të anketuarve besojnë se ka korrupsion në policinë e Kosovës. Kjo për ne është një alarm që duhet të luftojmë dhe nuk duhet të lejojmë që policia të identifikohet me këtë përqindje kaq të lartë”, ka thënë ai.
Po ashtu Hodaj sqarohet edhe për intervistimin e drejtorit të Policisë së Kosovës, si dëshmitar.
“Nuk ka të bëjë dyshimi për drogën. Është një rast që është në proces mund të jenë subjekte që ndërlidhen me rastin që e përmenda mirëpo nuk është biseduar për rastin konkret”, u shpreh ai.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë: