Këto janë shkeljet e policëve të arrestuar e suspenduar nga rekomandimet e IPK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këto janë shkeljet e policëve të arrestuar e suspenduar nga rekomandimet e IPK-së

    Insajderi
    01 January 2022 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeshefi i Inspektoratit Policorë të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka folur ekskluzivisht për Gazetën Insajderi lidhur më punën një vjeçare të IPK-së, raportet e publikuara, inspektimet, suspendimet e zyrtarët policorë të arrestuar.

    Përgjatë vitit 2021, IPK-ja ka pranuar rreth 2 mijë ankesa nga të cilat ka arrestuar 34 policë e suspenduar 84.

    Kryeshefi Kushtrim Hodaj në një intervistë për Gazetën Insajderi ka shpalosur raportin vjetor ende të papërfunduar por që nga statistikat deri tashme del të ketë rritje të vetëdijesimit të popullit për të raportuar raste në Inspektoratin Policore ku sipas tij vetëm brenda këtij viti kanë pasur rritje 30 për qind të ankesave.

    “Gjatë vitit 2021 ka pas një aktivitet të shtuar. Ka një numër në rritje të ankesave në vazhdimësi. Ka pas rritje rreth 30 për qind më shumë se vitin 2020, është një rritje relativisht e lartë”, ka thënë Hodaj.

    Ankesat më të shpeshta që janë adresuar në IPK kanë qenë lidhur me policët që kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, për kanosje e dhunë në familje.

    “Ankesat lidhen kryesisht me të gjitha shkeljet e mundshme, keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “tejkalimi i autorizimeve”, “ përdorimi i forcës gjatë arrestimit” “ lëndime trupore” kanosje”” “dhunë në familje”. Në bazë të ankesave që kemi pranuar, kemi rekomandu suspendimin e 84 zyrtarëve policorë si dhe kemi arrestuar 34 zyrtarë”, ka thënë ai.

    Intervista e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark