“Çfarë degradimi!”, këngëtari shqiptar ‘shpërthen’ kundër Ronela Hajatit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Çfarë degradimi!”, këngëtari shqiptar ‘shpërthen’ kundër Ronela Hajatit

    Insajderi
    31 December 2021 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artistja e njohur shqiptare, Ronela Hajati u shpalll fituesja e Festivalit të 60-të në RTSH.

    Ronela me “Sekret” do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin më të madh muzikor në Europë, në “Eurovision”.

    Në vend të dytë u rendit këngëtari Alban Ramosaj me “Theje”.

    Mirëpo, duket se pavarësisht se kënga e saj u shpall fituese, ka njerëz të botës së muzikës që mendojnë se Ronela nuk e ka merituar çmimin e parë.

    Një ndër to, është edhe këngëtari Stefi Prifti, i cili ka shprehur hapur irritimin e tij më anë të një statusi në rrjetin  tij social Facebook, ku shkruan:

    “Cfarë degradimi…

    Ky është teksti i këngës fituese të festivalit të 60-të i RTSH-ës, fituar nga Ronela Hajati.

    Jepni mendimin tuaj. #shperndaje

    Nuk e di, si për tjetrën m’ke lon

    Edhe sot un po du me ta thon

    Edhe një, edhe dy

    Një, dy, tre, ta marrsha

    (Ta marrsha, ta marrsha)

    (Ta marrsha, ta marrsha)

    (Ta marrsha, ta marrsha)

    (Ta marrsha, ta marrsha)

    Ma ke bo jetën si lojna, avion

    Ma ka lon, ma ka lon

    Nuk di nji tjetër, se pishmon

    Ma ka lon, ma ka lon…

    Sa mire qe e lexuam kete tekst kaq te bukur..!

    Bravo juria e festivalit“


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark