Insajderi
Lajme

Vodhën pjesë metalike në një nga objektet e terminalit doganor, arrestohen tre të dyshuar

Insajderi
09 January 2025 - 18:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vodhën pjesë metalike në një nga objektet e terminalit doganor, arrestohen tre të dyshuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se tre persona janë arrestuar në Han të Elezit nën dyshimin se kanë kryer një vjedhje më 25 nëntor të vitit të kaluar.

“Pas mbërritjes në vendngjarje, hetuesit policorë, nën autorizim të Prokurorit të Shtetit, kryen ekzaminimet e nevojshme. Hetimet fillestare zbuluan se persona të panjohur, me qëllim përfitimi pasuror të kundërligjshëm, kishin depërtuar me forcë në njërin nga objektet e terminalit doganor, duke vjedhur pjesë metalike me përmbajtje bakri. Pas një pune intensive hetimore, sot, më datë 09.01.2025, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë tre persona të dyshuar për këtë vepër penale. Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ata janë ndaluar për 48 orë.”

Të arrestuarit janë A.R. (M/K), 42 vjeç; R.R. (M/K), 27 vjeç dhe I.L. (M/K), 38 vjeç.

“Ndërkohë, personi N.L., i dyshuar për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale,” është liruar dhe do të ndiqet në procedurë të rregullt.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark