Kreu i UÇK-së takon ushtarin amerikan, flasin për këtë temë të rëndësishme për vendin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu i UÇK-së takon ushtarin amerikan, flasin për këtë temë të rëndësishme për vendin

    Insajderi
    04 January 2022 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook njofton se ka pasur një takim miqësor me Dan Little, ish ushtarak amerikan, hulumtues shkencor dhe njohës i çështjeve të sigurisë.

    Bëhet e ditur se ata biseduan për temat e sigurisë dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve për sigurinë e Kosovës.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor strategjik dhe Republika e Kosovës është e vendosur për bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat”, shkroi mes tjerash Haradinaj në postimin e tij.

    Postimi i plotë:

    Takim miqësor me Dan Little, ish ushtarak amerikan, hulumtues shkencor dhe njohës i çështjeve të sigurisë.

    Biseduam për temat e sigurisë dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve për sigurinë e Kosovës.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor strategjik dhe Republika e Kosovës është e vendosur për bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat. RH


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark