Haradinaj tregon a do të bëhet nënkryetar i Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj tregon a do të bëhet nënkryetar i Prishtinës

    Insajderi
    04 January 2022 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prishtinë, nuk e ka mohuar se mund të ketë një koalicion për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, nëse do të ketë një ofertë të tillë nga kjo e fundit.

    Kështu ka thënë për Demokracia.com, ish-kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj.

    Për herë të par pas zgjedhjeve, Haradinaj ka folur për Demokracia.com rreth raportimeve se emri i tij është lakuar për postin e nënkryetarit të komunës së Prishtinës.

    Ai ka thënë se do ta shqyrtojnë nëse marrin një ofertë të tillë, duke lënë të hapur mundësin për koalicion me LDK-në.

    Haradinaj po ashtu ka njoftuar se dega e AAK-së do të mblidhet në ora 17:00, për të diskutuar për këtë çështje.

    “Deri tani nuk kemi pas asnjë ofertë të tillë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nëse do të ketë ndonjë ofertë sigurisht që do ta shqyrtojmë. Ne në ora 17:00 kemi një takim me degën e AAK-së, ende nuk kemi asnjë vendim të ri”, ka thënë Haradinaj për Demokracia.com.

    Ndryshe, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka thirrur seancën për zgjedhjen e kryesuesit të asamblesë për të mërkurën më 5 janar.

    Deri me tani nuk është arritur asnjë koalicion për bashkëqeverisje në Prishtinë. Raportime pati edhe për një marrëveshje të mundshme mes PDK-së dhe LDK-së. Megjithatë një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga asnjëra parti.

    Afati i fundit për zgjedhjen e kryesuesit është 6 janari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark