Shtyhet seanca për zgjedhjen e kryesuesit, kjo është arsyeja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shtyhet seanca për zgjedhjen e kryesuesit, kjo është arsyeja

    Insajderi
    05 January 2022 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asamblistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit janë paraparë të mblidhen sot në ora 10:00 për të votuar kryesuesin.

    Por kjo mbledhje është shtyrë për një ditë të pacaktuar.Kështu ka bërë të ditur Komuna e Gjilanit, përmes një njoftimi për medie.

    “Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e paraparë për sot, shtyhet për një ditë tjetër, e cila do të vendoset ndërkohë”, thuhet në njoftim.

    Deri më tani Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve në krye me Alban Hysenin nuk ka arritur që të bëjë koalicion, ani pse ishin në bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark