Ekskluzive: VV-PDK në prag të marrëveshjes, ja sa drejtori i kërkon PDK-ja në Gjilan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: VV-PDK në prag të marrëveshjes, ja sa drejtori i kërkon PDK-ja në Gjilan

    Insajderi
    05 January 2022 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan i ka kërkuar katër drejtori dhe postin e kryesuesit, partisë në pushtet, Vetëvendosjes dhe kryetarit Alban Hysenit.

    Leonora Bunjaku, asambliste nga PDK në Gjilan, ka thënë për Gazetën Insajderi se fillimisht kanë kërkuar 5 drejtori dhe postin e kryesuesit ose nënkryetarit.

    Por, me tej ajo thotë se kanë bërë një kompromis dhe kanë kërkuar 4 drejtori dhe postin e kryesuesit, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga Vetëvendosje.

    “Akoma jemi në bisedime. Nuk kemi marr ende ndonjë vendim. Fillimisht ata kanë ofruar 3 drejtori, ne kemi kërku 4 drejtori dhe postin e kryesuesit ose nënkryetarit. Në ndërkohë kemi bërë kompromis brenda partisë për 4 ministri dhe postin e kryesuesit. Ne ja kemi dërgu këtë kërkesë dhe presim nga ata”

    E pyetur për cilat drejtori kanë kërkuar, Bunjaku thotë se nuk janë cekru emrat e drejtorive por megjithatë kërkojnë drejtori që janë të rëndësishme.

    Seanca e radhës është caktuar me 8 janar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark