
Një person është arrestuar në Pejë, pasi gjatë kontrollimit, iu janë sekuestruar një pistoletë, një karikator, dhe 14 fishekë.
Kontrollimi i të dyshuarit u bë krejt pa pritur, deri sa policët ishin në asistim të inspektorëve sanitar. Gjatë kontrollimit në një lokal në rrugën “Selmon Lajqi” se a janë duke u zbatuar vendimet e qeverisë për zbatimin e masave anti-COVID, nga zyrtarët policorë është vërejtur se një person bën disa lëvizje jo normale, i cili më pas u kontrollua.
Personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.
Statusi i plotë:
Arrestohet një person për veprën penale “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Pejë, 5 janar 2022
Me datë 04.01.2022, rreth orës 21:45, në rrugën “Selmon Lajqi” në Pejë, deri sa patrulla e stacionit Policor në Pejë dhe njësitit për reagim të shpejtë (NJRSH), ishin në asistim të inspektorëve sanitar.
Gjatë kontrollimit një lokal në rrugën e lartshënuar se a janë duke u zbatuar vendimet e qeverisë për zbatimin e masave anti covid, nga zyrtarët Policor është vërejtur se një person bën disa lëvizje jo normale, i njëjti është kontrolluar nga Policia dhe gjatë kontrollit tek personi i dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar:
Personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48- orë.