"Qëlloi me armë zjarri bashkëshorten"-policia jep detaje për vrasjen e 48 vjeçares në Skenderaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Qëlloi me armë zjarri bashkëshorten”-policia jep detaje për vrasjen e 48 vjeçares në Skenderaj

    Insajderi
    06 January 2022 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën në Llaushë të Skenderajt bashkëshorti i mori jetën bashkëshortes së tij 48 vjeçare.

    Sipas policisë gruaja u qëllua nga burri me armë të zjarrit dhe u dërgua në spitalin e Mitrovicës ku nga plagët e marra nuk mbijetoi.

    I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, rasti po trajtohet si vrasje e rëndë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare, e cila si pasoj kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me tre fishek me të cilën armë dyshohet se kishte kryer veprën. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

    Derisa policia pas arritjes në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se u konfiskua arma me të cilën u krye vrasja dhe 6 gëzhoja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark