Arrihet marrëveshja VV-PDK në Gjilan, këto janë drejtoritë që do t’i takojnë PDK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrihet marrëveshja VV-PDK në Gjilan, këto janë drejtoritë që do t’i takojnë PDK-së

    Insajderi
    06 January 2022 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka arritur marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës.

    Partia Demokratike i ka marrë katër drejtori dhe postin e nënkryetarit të kuvendit komunal.

    Leonora Bunjaku nga PDK i ka thënë Insajderit se marrëveshja sapo është arritur.

    “Sapo kemi arritur marrëveshje. Kemi marrë postin e nënkryetarit dhe katër drejtori. Drejtorinë e Bujqësisë, Financave, të Zhvillimit Ekonomik dhe Shëndetësisë”, ka deklaruar Bunjaku.

    Seanca e radhës për Kuvendin Komunal të Gjilanit është caktuar më 8 janar. /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark