
Filxhanët e vendosur në tavolinat e drunjëta, kapele të thurura me përkushtim e piktura shumëngjyrëshe u ekspozuan sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.
Data 6 janar është vetëm një ditë nga java e aktiviteteve të shënuara nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës.
“Ditët e Brajlit” quhen ndryshe përmbledhjet e punës së personave me probleme në shikim dhe paraqitja e tyre para qytetarëve të tjerë në vende të ndryshme të Kosovës.
Drejtori i shoqatës, Daut Tishuki tha për Gazetën Insajderi së problemi më i madh me të cilin përballen pjestarët e shoqatës është çasja tek institucionet, duke përmendur edhe një analizë që Kosovën e rëndit me pëqindjen më të ulët nga Bashkimi Europian pikërisht për këtë pjesë.
“Çasja ne institucione eshte nje segment që në Kosovë është pika më e dobët që e kemi, në partneritet me organizatat e tjera kemi bërë një hulumtim krahasimi se ku qëndron Kosova sipas standareteve të Bashkimit Europian, moszbatimi i ligjit është traditë e sidomos për personat e verbër, sipas raportit jemi shumë keq me këto standartemvetëm 6.7% ekzistojne”, tha ai për Insajderin
Tishuki tha se asnjë udhëzim administrativ nuk zbatohet dhe se kjo i pengon personat me probleme në të parë të zhvillohen tutje.
Gjithashtu në vazhdën e aktivitetve në kuadër të “Ditëve të Brajit” është mbajtur edhe një konferencë në të cilën është diskutuar rreth historikut të alfabetit braj në Kosovë. /Altiana Zogaj, insajderi.org