Paraqitet si polic dhe e mashtron një grua duke ia marrë 34,000 franga - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Paraqitet si polic dhe e mashtron një grua duke ia marrë 34,000 franga

    Insajderi
    09 January 2022 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në periudhën ndërmjet pasdites së të mërkurës dhe mesditës së të enjtes (6 janar 2022), një mashtrues i panjohur u paraqit si oficer policie ndaj një grua 66-vjeçare nga qyteti i St. Gallen.

    Ai mundi ta bindte gruan që të depozitonte 34,000 franga, njofton policia, përcjell albinfo.ch.

    Mashtruesi ka telefonuar 66-vjeçaren. Ai i tha se sapo ishin arrestuar dy burra. Ata kishin me vete një fletore me emrin e gruas dhe vendbanimin. Polici fals i shpjegoi 66-vjeçares se tani ishte e rëndësishme që ajo të dorëzonte në polici të gjitha paratë që kishte në shtëpi dhe në bankë. Gruaja e plotësoi këtë kërkesë dhe më në fund depozitoi mbi 34 mijë franga në një zarf.

    Policia e kantonit St. Gallen zbulon rregullisht përpjekje për mashtrim nga oficerë policie të rreme. Shpesh mashtruesit arrijnë ta bëjnë këtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark