A janë të gatshëm për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, Rrahman Jashari prononcohet për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    A janë të gatshëm për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, Rrahman Jashari prononcohet për Insajderin

    Insajderi
    09 January 2022 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, se nesër, 10 janar 2022, fillon periudha e dytë e vitit shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

    Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari në një prononcim për Gazetën Insjaderi ka thënë se janë të gatshëm për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha shkollat e Kosovës.

    “Nesër do të filloj mësimi i rregullt në shkolla. Ne do të bëjë  të pamundurën që të punojmë në kushtet tona. Dhe presim dhe qeveria të mbaj premtimet e veta deri në fund të muajit mars”.

    Jashari përmes telefonit uroj që rastet me covid-19 të mos shtrëngojnë më shumë masat e reja.

    MASHT po ashtu njofton se përveç mësimit me prani fizike në shkollë, do të jenë në dispozicion edhe mundësitë për organizimin e mësimit online nëse paraqitet nevoja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark