Haradinaj: Serbët i dinë pasojat e Brigadës 138, madje po xhirojnë film për këtë duke e quajtur ferri i Koshares - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj: Serbët i dinë pasojat e Brigadës 138, madje po xhirojnë film për këtë duke e quajtur ferri i Koshares

    Insajderi
    11 January 2022 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj ka dëshmuar sot në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Gjatë marrjes në pyetje nga avokati i tij mbrojtës Toby Cedman, Haradinaj ka rthënë se është kthyer në Kosovë në momentin kur e ka marrë vesh se është sulmuar familja Haradinaj në Gllogjan të Deçanit, shkruan Gazeta Express.

    “Legalisht unë hi në Kosovë si i armatosur më 1 janar 1998. Kthehem shkoj në Australi dhe atje e marr vesh se sulmohet fshati im, konkretisht kushëriri im, ose familja, Haradinaj, Ramush Haradinaj. Prej atje e kam ndërpre vizitën dhe jam kthyer në Kosovë me 1 prill ose 2 prill të vitit 1998 dhe kam ndejt aty derisa jam plagosur”, ka thënë ai.

    Ai foli edhe për mjekimin që mori kur u plagos në luftë.

    “E kam udhëhequr frontin e luftës përgjatë vijë Hereq-Baballaq-Prilep. Kam qenë aty. Kur jam plagosur ndihmën e parë e kam marrë në Kosovë, pastaj kam kaluar ilegalisht në Shqipërin. Jam mjekuar edhe aty. Pastaj kam shkuar në Suedi për tri javë, jam kthyer dhe e kam vazhduar aktivitetin”, ka thënë ai.

    Haradinaj foli edhe për formimin e “Brigadës 138” , në Koshare.

    Ai tha se për formimin e kësaj Brigade kanë qenë në konsultim me oficerët amerikan dhe shqiptarë.

    Më vonë me kontributet e mia dhe të shokëve të mi kemi arritur të krijojmë ‘Brigadën 138’ në koshare që është i vetmi vend ku merret kazerma ushtarake. Ajo në Koshare është specifike sepse kemi qenë në konsultim me oficerë amerikan dhe shqiptar dhe mendoj se serbët i dinë mirë pasojat e kësaj lufte dhe kësaj Brigade. Madje po xhirojnë film për këtë duke e quajtur xhehenemi ose ferri i Koshares”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark